ZGJEDHJA E MJEKUT

E DREJTA E KUJDESIT SHËNDETËSOR PRIMAR

А) ZGJEDHJA E MJEKUT

Personi i siguruar, për shkak të përfitimit të kujdesit shëndetësor në kujdesin shëndetësor primar, e bën zgjedhjen e mjekut në veprimtarinë e: mjekësisë së përgjithshme, mjekësisë së punës, pediatrisë, mjekësisë shkollore, gjinekologjisë dhe stomatologjisë së përgjithshme, pavarësisht vendbanimit, përkatësisht vendit të punës.

Si mjek i zgjedhur konsiderohet mjeku i punësuar në institucionin shëndetësor, i cili ofron kujdes shëndetësor primar të cilin personi i siguruar e ka zgjedhur për mjek personal.

Zgjedhja e mjekut bëhet:

  1.  Në veprimtarinë e mjekësisë së përgjithshme, zgjedhjen e mjekut mund ta bëjnë të gjithë personat e siguruar.
  2.  Në veprimtarinë e mjekësisë së punës, zgjedhjen e mjekut e bëjnë punëtorët dhe personat e siguruar të tjerë, nëse doktori i mjekësisë së punës e ushtron veprimtarinë e mjekësisë së përgjithshme.
  3.  Në veprimtarinë e pediatrisë, zgjedhjen e mjekut e bëjnë fëmijët deri në moshën 6 vjeçare, përkatësisht deri në moshën 14 vjeçare.
  4.  Në veprimtarinë e mjekësisë shkollore, zgjedhjen e mjekut e bëjnë fëmijët e moshës shkollore.
  5.  Fëmijët, të cilët shkollohen jashtë vendbanimit të tyre e zgjedhin mjekun edhe në vendin e shkollimit.
  6.  Në veprimtarinë e gjinekologjisë, zgjedhjen e mjekut e bëjnë femrat mbi moshën 14 vjeçare.
  7.  Në veprimtarinë e stomatologjisë, zgjedhjen e mjekut e bëjnë të gjithë personat e siguruar.

Personi i siguruar mund të zgjedhë mjek edhe nga veprimtaria e pediatrisë dhe nga mjekësia shkollore, nëse në atë zonë nuk ka mjek me specialitet përkatës ose nëse personi i siguruar kështu e përcakton.

Zgjedhja e mjekut stomatolog kryhet nga të gjithë mjekët stomatolog të cilët kryejnë praktikë të përgjithshme stomatologjike përveç mjekëve të kirurgjisë orale, protetikë dhe ortodoncisë dhe specialistëve të tjerë, të cilët kryejnë veprimtari specialistike.

Për fëmijët, si persona të siguruar deri në moshën 14 vjeçare, zgjedhjen e mjekut mund ta bëjë prindi, përkatësisht kujdestari.

Zgjedhja e mjekut bëhet me plotësimin e deklaratës për zgjedhjen e mjekut në Formularin IL-1 (Deklaratë për zgjedhje – Ndërrim të mjekut).

Deklarata plotësohet në dy kopje nga të cilat njëra mbetet në kartonin shëndetësor të personit të siguruar te mjeku i zgjedhur, ndërsa tjetrën mjeku i zgjedhur e dorëzon te Njësia Rajonale e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, për shkak të evidentimit.

Ndryshimi i mjekut të zgjedhur kryhet me plotësimin e formularit të ri IL-1 si ç’lajmërim për zgjedhjen e mjekut dhe formular të ri MZ-1 si deklaratë për zgjedhje të mjekut.

Njësia Rajonale e Fondit të Sigurimit Shëndetësor me detyrë zyrtare mund të realizojë ndryshimin me verifikimin e deklaratës së personit të siguruar dhe me vërtetim të identitetit, brenda tetë ditësh nga parashtrimi.

Brenda tetë ditëve nga ndryshimi i realizuar i mjekut të zgjedhur, Njësia Rajonale e Fondit e njofton mjekun e zgjedhur dhe mjekun e ri të zgjedhur.

Ndryshimi i mjekut të zgjedhur, personi i siguruar mund të kryejë maksimumi deri në dy herë gjatë një viti kalendarik.

Kontrolli tek mjeku i zgjedhur është falas.

Personi i siguruar paguan participim vetëm për terapi të aplikuar ampulare tek mjeku i zgjedhur.
Personi i siguruar e ka të drejtën e shërbimeve shëndetësore, me qëllim të përcaktimit, ndjekjes dhe kontrollimit të gjendjes shëndetësore.

Kontrolle të cilat i bën mjeku i zgjedhur janë:

  • kontrolle me kërkesë të personit të siguruar të cilat i bën mjeku i zgjedhur sipas indikacioneve mjekësore dhe përfshijnë ekzaminim fizik mjekësor, analizë të gjendjes paraprake shëndetësore, 
  • referimi për procedura të nevojshme diagnostike, 
  • referimi për ekzaminim specialistik, 
  • diagnostifikimi, 
  • trajtim përkatës dhe nëse nevojitet udhëzim në trajtim spitalor,
  • përshkrimi i barnave nga Lista e barnave që janë në ngarkesë të FSSHRMV-së

Kontrollet tek stomatologu i zgjedhur janë: 

  • parandalimi, 
  • trajtimi dhe rehabilitimi i sëmundjeve të gojës dhe dhëmbëve.


Kontrollet parandaluese përfshijnë:

  • diagnostikën e rrezikut të shfaqjes së kariesit dhe paradontopatisë
  • zbulimin e hershëm të sëmundjeve të gojës dhe dhëmbëve
  • anomali në zhvillimin e nofullave dhe dhëmbëve

Trajtimi dhe rehabilitimi i sëmundjeve të gojës dhe dhëmbëve përfshijnë:

  • terapia e karriesit me plotësimin e dhëmbëve të përparmë me material dy-komponentësh kompozit dhe me mbushje amalgami të dhëmbëve të tjerë, terapi endodonike me mbushje definitive të kanaleve me cement jodoform fosfat,
  • Sëmundje të paradontit, terapi të indeve të buta,
  • Goja dhe gjëndrat e pështymës
  • Heqje e dhëmbit

 

Kontrollet të cilat i bën gjinekologu i zgjedhur janë:

  • përcjell shtatzëninë dhe jep këshilla në lidhje me shtatzëninë dhe kontraceptimin
  • drejton lindjen, kur nuk është e domosdoshme lindja të kryhet në institucionet spitalore 
  • ndërmerr masa dhe aktivitete për zbulim të hershëm të sëmundjeve te gratë ndër të cilat bëjnë pjesë edhe shërbimet shëndetësore me kontroll EKO

Mënyra si personi i siguruar të zgjedh mjek

Kodi i Mjekëve të cilët kanë Marrëveshje me FSSHRMV-në nga Kujdesi Shëndetësor Primar