
Të nderuar,
Lidhur me Shpalljen e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut të publikuar më datë 12.08.2020 për revokim të liçencës për themelimin dhe funksionimin e Bankës Eurostandard AD Shkup, NJOFTOHEN të gjithë personat e siguruar, të cilët kanë nisur procedurë në Fond për ushtrimin e ndonjë të drejte të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, si dhe personat e autorizuar të institucioneve të kujdesit shëndetësor/personat juridikë me kontratë aktive me Fondin, të cilët kanë llogari transaksioni në Bankën Eurostandard AD Shkup, të dorëzojnë njoftim tek Fondi në afat sa më të shpejtë të jetë e mundur, se në cilën llogari të transaksionit në bankë tjetër në RMV do të donin të vazhdonin pagesën e fondeve, në periudhën në vijim.
Me respekt, FSSHRMV