Rritja e kapitacionit

Rritja e kapitacionit

Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si rezultat i bisedimeve dhe negociatave me Odën e Mjekëve të RMV-së dhe Odën e Stomatologëve të RMV-së, dhe në drejtim të një vlerësimi më të lartë të punës së mjekëve të zgjedhur dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara për të siguruarit, në mbledhjen e fundit të Bordit Drejtues, të mbajtur më 26 dhjetor 2022, miratoi Vendim me të cilin nga 01 janari 2023 do të rritë vlerën e kapitacionit për mjekët e zgjedhur në mjekësi të përgjithshme dhe gjinekologji nga 63,00 denarë në 75,00 denarë. Për stomatologët e zgjedhur, kapitacioni rritet nga 48,00 denarë në 61 denarë, për person të siguruar.

Angazhimet e Fondit synojnë avancimin e statusit të mjekëve të zgjedhur në kujdesin shëndetësor primar dhe nevojën për angazhimin e tyre më të madh në zbatimin e reformave të ardhshme në KSHP.

Për këtë shkak, rritja e pikës së kapitacionit synon të nxitë ofrimin e më shumë shërbimeve shëndetësore në nivelin primar të kujdesit shëndetësor, duke ulur kështu numrin e referimeve në një nivel më të lartë, si dhe të nxitë dhe sigurojë përmirësimin e parandalimit me zbulimin në kohë, parandalimin dhe asgjësimin e sëmundjeve jo të transmetueshme te popullsia në vendin tonë.