FSSHRMV demanton: Të dhënat shëndetësore dhe personale janë të siguruara plotësisht dhe nuk janë të vjedhura, qytetarët të jenë të qetë

FZORSM

Për shkak të mbrojtjes së spekulimeve, ditët e kaluara, Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka informuar publikun plotësisht në mënyrë transparente dhe të rregullt për sulmin kibernetik me të cilën po ballafaqohet. Fondi këtë po e bën në vazhdimësi siç përcaktohen faktet dhe do të vazhdojë me qëllim informim të plotë dhe preciz të gjendjes. 

Siç u publikua, me ndihmën e ekipit të ekspertëve lokal dhe ekspertëve jashtë vendit, bëhet fjalë për ristartimin e sistemit të Fondit me qëllim kthimin në formë origjinale, pas përfundimit të pjesës së funksioneve.

Ekipi ekspert që punon në solucionet rekomandon se nuk ekziston një mënyrë e vetme si të tejkalohen sfidat që i shkakton sulmi i caktuar kibernetik, pa dallim çfarë lloji është e njëjta, dhe pikërisht për këtë, ekipeve vendase dhe të huaja iu nevojitet më shumë kohë për tejkalimin e dëmeve që i shkakton sulmi.

Në këtë drejtim, i mohon pretendimet se të dhënat e qytetarëve janë vjedhur, Fondi i Sigurimit e siguron opinionin se të dhënat shëndetësore dhe personale të qytetarëve janë plotësisht të mbrojtura dhe se qytetarët duhet të jenë të qetë.

Siç informuam opinionin që nga fillimi, gjatë sulmit kibernetik nuk ka dalje të dhënash jashtë bazave të Fondit. Këtë e vërtetoi analiza e ekipeve teknike. Kështu, jemi të vendosur se të dhënat e shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore duke përfshirë edhe të dhënat personale janë të sigurta dhe të mbrojtura dhe nuk ka transferim të paautorizuar të të dhënave personale.

Zgjidhjet aplikative/softuerit dhe bazat e të dhënave janë të izoluara nga pjesa e sistemit që ishte lëndë e sulmit dhe finalizohen të gjitha aktiviteteve për pastrimin dhe kontrollin e sistemit të plotë të Fondit të Sigurimit që të sigurohen kushte për rinisje normale të punës.

Njëkohësisht, i demantojmë pretendimeve se bashkëpunëtorët e fondit nuk kanë punuar në përputhje me procedurat me të cilat sigurohen të dhënat e Fondit. Të gjithë bashkëpunëtorët tanë dhe të gjithë të përfshirët në gjetjen e solucioneve për sfidat që dalin nga sulmi kibernetik, kanë përvojë afatgjate dhe janë faktorë me reputacion me veprat e tyre dhe konsiderojmë se është i papërshtatshëm të vihet në dyshim rëndësia e tyre dhe ekspertiza, dhe shkatërrimi i reputacionit të tyre. Me këtë rast, Fondi shpreh falënderim për punën e përkushtuar e të gjitha ekipeve që punojnë me përkushtim çdo ditë.

Dëshirojmë të ritheksojmë se gradualisht po rikthehen funksionet e sistemit, ndërsa pas marrjes së të dhënave nga ISHP-të, nga java e ardhshme presim edhe pagesën e pagave të punonjësve shëndetësor.

Shtesë, me zgjidhjet e përkohshme të cilat i përpiluam në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante, si dhe udhëzimet për punë të njësive rajonale të FSSH-së, u sigurua trajtim pa ndërprerje të pacientëve, lëshimi i barnave, puna e mjekëve amë etj., me çka e drejta e kujdesit shëndetësor gjithashtu është e mbrojtur.

Fondi i Sigurimit Shëndetësor i falënderon punonjësit shëndetësor dhe qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin, angazhimi ynë është kthimi i të gjitha funksioneve të sistemit, për të cilat po punohet 24/7. Njëkohësisht, apelojmë tek të gjithë faktorët për sjellje të përgjegjshme dhe përmbajtje nga spekulimet që në mënyrë potenciale dhe të panevojshme do të shkaktonin panik tek qytetarët.