Risitë në kujdesin shëndetësor primar parashikojnë që pacientët me presion të lartë të gjakut, diabet, funksion të reduktuar të gjëndrës tiroide, bronkit të mushkërive dhe astmë, të mund të marrin terapi dhe edukim te mjeku amë.
Me ndryshimet në sistemin e kujdesit shëndetësor primar, pacientët/të siguruarit, përmes FSSH-së, do të mund në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase të marrin terapinë për sëmundjet kronike. Në përputhshmëri me Rregulloren e re, të sëmurët me presion të lartë të gjakut, diabet, funksion të reduktuar të gjëndrës tiroide, bronkit të mushkërive dhe astmë, do të mund të marrin terapi dhe edukim te mjeku amë, njoftoi mr. Magdalena Filipovska-Grashkoska, drejtoreshë e Fondit të Sigurimit Shëndetësor.
Me këto risi, mjekët amë do të mund të përshkruajnë terapi dhe të diagnostifikojnë, që deri më tani janë realizuar vetëm nga specialistët dhe subspecialistët. Kjo do të thotë se pacientët do të marrin shërbime shëndetësore më afër vendbanimit dhe nuk do të udhëzohen në mënyrë shtesë në specialist nga fusha përkatëse
- njoftoi Filipovska-Grashkoska.
Ministria e Shëndetësisë, me mbështetje të OBSH-së, filloi fushatën për ndryshimet në sistemin e kujdesit shëndetësor primar.
Në bazë të analizës së Ministrisë së Shëndetësisë, u pa nevoja për rishikim dhe zgjidhje sistematike të kujdesit shëndetësor primar, që është baza e të gjithë sistemit shëndetësor. Transformimi është në drejtim të rishikimit dhe modernizimit të kujdesit shëndetësor primar, me theks në sëmundjet kronike
- tha ministri i Shëndetësisë, dr. Fatmir Mexhiti.
Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë shtypi broshura interaktive, trajnoi 700 mjekë amë dhe vizitoi disa shtëpi shëndetësore në mënyrë që pacientët dhe mjekët të njihen nga afër me këto risi.