
Të kënaqur me vendimin e Qeverisë me të cilën pagat e punonjësve të FSSHRMV-së mbeten të njëjta si në muajin dhjetor dhe nuk zvogëlohen, në një konferencë për shtyp u shprehën dy Drejtorët mr. Magdalena Filipovska Grashkovska dhe D-r Asaf Abduramani, Zëvendësministrja e Shëndetësisë Dr. Maja Manoleva, si dhe përfaqësuesit e sindikatës dhe AOGJSH-së Branko Axhigogov dhe Trpe Deanoski.
Bordi Drejtues në seancën e sotme zbatoi vendimin e Qeverisë, anuloi rekomandimin fillestar dhe miratoi një të ri, me vlerën më të fundit të pikës së llogaritjes së pagave të vlefshme nga 1 janari 2024 deri më 31 maj 2024.

Greva treditore është pezulluar, punonjësit janë kthyer në vendet e punës për të përfunduar të gjitha lëndët e të siguruarve që prisnin për shkak të ndalimit dhe për të punuar për zbatimin e reformave.
Kjo është rritja e parë e pagave për punonjësit pas 12 vitesh, shpjegojë drejtoresha Magdalena Grashkovska-Filipovska dhe theksoi se shpreson që punonjësit do ta justifikojnë atë.
Pagat e punëtorëve të Fondit të Shëndetësisë do të mbeten të njëjta deri më 31 maj të këtij vitit, para se të bëhet një ribalancim i buxhetit, tha Drejtori D-r Asaf Abduramani
Sindikata falënderoi të gjitha organizatat nga sektori i shëndetësisë dhe mirëkuptimin e qytetarëve. Ata presin që vlera e pikës të mbetet e njëjtë edhe pas datës 31 maj.
