
Qeveria vendosi mbulim të plotë të mjekimit të Leonid Indov në Maqedoni. Fondi i Sigurimit Shëndetësor do ta mbulojë mjekimin e Leonid Indov në Maqedoni, që do të kryhet në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.
Shpenzimet mjekësore të Leonidit janë mohuar në të kaluarën, duke pretenduar se në vend ka kushte për trajtim, pa e specifikuar vendin. Qeveria javën e kaluar ka kërkuar që kjo të ndryshohet. Bazuar në rekomandimet e Austrisë dhe 8 Shtatorit, FSSH -ja do të miratojë përdorimin e barnave të nevojshme për këtë lloj trajtimi.
“FSSH-ja është një shërbim për qytetarët, për të gjithë ata që kanë nevojë për shërbime shëndetësore. Ne po punojmë për të vendosur rregulla të qarta për të reduktuar mundësinë e parregullsive dhe abuzimeve. Për këtë jemi duke analizuar problemet e konstatuara në raportet e Entit Shtetëror të Revizionit, si dhe ankesat e qytetarëve”.
Për shkak të mosbesimit ekzistues në institucionet, shumica që kanë nevojë për mjekim jashtë vendit, vendosin të mbledhin donacione, pa kontaktuar aspak institucionet shëndetësore dhe Fondin e Sigurimit Shëndetësor. Prandaj, ftohen të gjithë qytetarët që fillimisht të kontaktojnë institucionet shëndetësore dhe Fondin.
Me respekt,