Në takimin e punës të mbajtur me datë 12.8.2024 ndërmjet drejtorëve të Fondit, Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov me drejtorët e institucionit shëndetësor publik, qendrat klinike dhe spitalet, theksi u vendos në punën e përbashkët me qëllim konsolidimin e institucioneve shëndetësore publike, dhe atë:
Si të zgjidhen problemet me borxhet e mëdha në institucionet shëndetësore publike, si të konsolidohen, para se gjithash financiare dhe si të përmirësohet puna e institucioneve shëndetësore publike, ishte temë e bisedës ndërmjet përfaqësuesve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë dhe drejtorëve të institucioneve shëndetësore publike (ISHP) nga Shkupi, përfshirë drejtorët e klinikave dhe spitaleve të Shkupit.
“Drejtorët e përgjithshëm të Fondit i informuan drejtorët e ISHP-së se do të ndërmerren masa për konsolidimin financiar të institucioneve shëndetësore publike dhe se janë të planifikuara mjete të caktuara në rebalancin e Buxhetit të destinuara për institucionet shëndetësore publike, klinikat dhe spitalet. Kërkuam nga drejtorët të bëjnë seksione financiare, revizione dhe kontrolle financiare aty ku është e nevojshme, si dhe të rishikohen buxhetet kontraktuese dhe projeksione deri në fund të vitit”.
Në takim u konstatua se borxhet në gjashtë mujorin e parë të vitit janë rritur për 20 për qind për shkak të keq planifikimit të buxheteve.
“Në takim u arrit një konstatim unanim se me angazhim të përbashkët, kontroll më të mirë të fondeve, si dhe me punë të mirë, do të arrijmë shërbime shëndetësore më të mira dhe në kohë për pacientët. Kërkuam nga drejtorët një planifikim buxhetor në kohë dhe të arsyetuar për vitin e ardhshëm. Ne si Fond gjatë këtij procesi do të japim mbështetje të plotë për drejtorët, me synim ofrimin e shërbimeve shëndetësore sa më efikase dhe më të mira”.
Takime do të organizohen edhe në rajonet tjera, ndërsa do të jenë të rregullta në çdo tre muaj.