Lista pozitive plotësohet me nëntë gjenerikë për herë të parë që nga viti 2014

Lista pozitive plotësohet me nëntë gjenerikë për herë të parë që nga viti 2014

Bordi Drejtues i Fondit të Sigurimit Shëndetësor sot mori vendim për plotësimin e Listës pozitive të barnave me gjithsej nëntë barna me emër gjenerik, pra për nga forma dhe forca, Lista pozitive është zgjeruar faktikisht me gjithsej 20 barna. Kjo nënkupton zgjerimin e Listës pozitive të barnave me 59 emra të markave për: sëmundjet e gjakut - antikoagulantë (Prasugrel, Ticagrelor), sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut - kundër presionit të lartë të gjakut dhe yndyrave të larta (Nebivolol, Perindopril, Valsartan, Fenofibrate), për sistemin nervor qendror - antidepresivë dhe për trajtimin e demencës (Escitalopram, Memantine, Duloxetine).

Ndikimi i vlerësuar mbi buxhetin e Fondit në nivel vjetor është rreth një milion euro.

Ky është plotësimi i parë i listës pas vitit 2014. Fondi është i përkushtuar për qasje në barna më të mira dhe inkurajon të gjithë faktorët për plotësime të mëtejshme.