Takim pune e realizuar të drejtorit të përgjithshëm Sasho Klekovski me Goran Minçev, Ministër i Administratës Publike

Takim pune të drejtorit të përgjithshëm Sašo Klekovski me Goran Minçev, ministër i Administratës Publike

Sot, drejtori i përgjithshëm i FSSHM-së, Sasho Klekovski dhe ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, kanë realizuar takim pune në ambinetet e Ministrisë së Shoqërisë Informative dhe Administratës Publike.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy institucioneve. Me ministrin Minçev u shkëmbyen ide për optimizimin e proceseve, si dhe për përmirësimin e efektivitetit dhe transparencës në menaxhim. Të dyja palët u dakorduan se bashkëpunimi i integruar është vendimtare për arritjen e qëllimeve dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.

Në fund të takimit u konstatua se dialogu i vazhdueshëm dhe puna e përbashkët do të ketë efekt pozitiv në sistemin shëndetësor dhe administratën publike në tërësi.