Sot, në Fondin e Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë, drejtori i përgjithshëm i Fondit Sasho Klekoski, realizoi takim pune me një delegacion të Vertex, prodhuesit të vetëm të terapisë inovative për fibrozë cistike në botë, në të cilin u theksua përkushtimi dhe kujdesi i Fondit për pacientët me fibrozë cistike.
“Jemi të gatshëm të përmirësojmë kujdesin ndaj pacientëve me fibrozë cistike, duke përfshirë një numër më të madh të pacientëve, sa më shpejt të jetë e mundur”
- tha drejtori Klekovski.
Delegacioni i Vertex u kryesua nga Adrian Vasiliou, drejtor komercial për Evropën Qendrore dhe Lindore. Në takim ishte i pranishëm edhe Igor G. Nikollov, këshilltar i Ministrit për reforma në shëndetësi.
Drejtori i Fondit falënderoi për përpjekjet e Vertex për përfshirjen e terapisë inovative dhe për mbështetjen e përgjithshme të Maqedonisë, e cila fillon në vitin 2022.
Përfaqësuesit e delegacionit të Vertex theksuan rëndësinë e zbulimit të hershëm të sëmundjes së fibrozës cistike, ku MANU ka rezultate në nivel evropian, si dhe nevojën për përfshirjen në kohë të pacientëve me këtë diagnozë në programet e trajtimit.
Klekoski njoftoi se javën e ardhshme do të përfundojë procedura për futjen e barit Mikrozim në Listën Pozitive, i cili bën pjesë në grupin e enzimave të pankreasit dhe është i dedikuar për këta pacientë.