Aksion i dhurimit të gjakut – “Zemra e Fondit”

Aksion i dhurimit të gjakut – “Zemra e Fondit”

Të nderuar, sot u mbajt një aksion tradicional i dhurimit të gjakut – “Zemra e Fondit”. Ky aksion i dhurimit të gjakut realizohet çdo vit në ambientet e Fondit të Sigurimit Shëndetësor. Ky aksion i organizuar nisi në vitin 2013-të, para se gjithash për të punësuarit në Qendër dhe NJR Shkup, dhe mbahet nga fundi i tetorit ose fillimi i muajit nëntor. Këtë vit, me këtë aksion, dhuruan gjak përafërsisht 60-të punonjës. FSSH si gjithmonë mbetet promotor i dhurimit të gjakut si akti më human në shoqëri. 

 

1

 

- “Në veçanti jam krenar për kolegët e mi që e kanë pranuar këtë aksion si të tyren, si dhe për faktin se aksioni është një nga veprimet e pakta për të cilat nuk ka ndarje në asnjë bazë. Do të doja të falënderoj Kryqin e Kuq si dhe Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit.
Njëkohësisht, dëshirojë publikisht t’i falënderojë kolegët e mi të cilët në mënyrë aktive morën pjesë dhe marrin pjesë në organizimin e këtij aksioni – Sanja Stojçevska Abutiq, Miranda Beqiri, Katarina Naumovska dhe Emilija Mlladenovska. Këtë vit me drejtorin Sasho vendosëm t’i inkurajojmë të punësuarit të cilët për herë të parë dhurojnë gjak, duke i përfshirë punonjësit më të ri për t'i shpërblyer ata me një çmim simbolik të hollash. Njëkohësisht, dëshirojë të njoftojë se në vitin e ardhshëm 2025, në ditëlindjen e FSSH-së, me 17 tetor, “Zemra e Fondit” do të zhvillohet edhe në njësitë më të mëdha rajonale të Fondit dhe do të mundësohet të paraqiten edhe persona që nuk janë të punësuar. Sigurisht e gjithë kjo do të zbatohet me mbështetje përkatëse promovuese. Duke pasur parasysh faktin se FSSH është i pranishëm në 30 qytete dhe i vendosur në 31 objekte, do të formohet komiteti i përhershëm që do të mund të përkujdeset për logjistikën e këtij aksioni” – deklaroi Branko Axhigogov, UD Drejtor i FSSH-së.

 

2

 

- “Më përmbush uniteti i punonjësve të FSSH-së, të cilët pa asnjë ndihmë nga ana jonë, vetë e organizuan dhe e realizuan këtë aksion të dhurimit të gjakut. Siç përmendi drejtori Branko, aksioni i radhës i dhurimit të gjakut në ditëlindjen e FSSH-së, do të realizohet në nivel të të gjithë punonjësve në FSSH, ndërsa drejtori i FSSH-së do të jetë mbështetës. Me këtë shpresojë do të aplikohet një frymë e re dhe do të vendoset si praktikë jo vetëm për ne, por edhe për të gjithë drejtorët e ardhshëm” - tha Sasho Klekovski, UD Drejtor i FFSH-së.