Drejtoreshë e Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë

Mr. Magdalena Filipovska Grashkoska

Biografia

Mr. Magdalena Filipovska Grashkoska

 

UD Drejtoreshë e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga data 19.04.2022.

 

E lindur më 10.01.1982 në Shkup

 

E diplomuar në vitin 2005 në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi, Fakulteti juridik “Justiniani i Parë”, dega: shkencat juridike, ndërsa në vitin 2010 kreu magjistraturën në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi, Fakulteti juridik “Justiniani i Parë” në fushën e të drejtës afariste (E drejta tregtare, Mbrojtja e konsumatorëve, Marrëveshjet ndërkombëtare tregtare, Sipërmarrjet, Qeverisja e Korporatave, Ligji Bankar, Ligji për Falimentimin, Menaxhimi Financiar dhe Strategjik, Marketingu, etj.)

Përveç gjuhës maqedonase, në mënyrë aktive e përdor gjuhën angleze (CEFR niveli – C1).

 

Njohëse e kompjuterit, duke përfshirë përdorimin e Windows™, MS Office™ (Microsoft Office Specialist for Word 2013) dhe programet e tjera të specializuara.

 

Përvoja të mëparshme

Në karrierën profesionale 17 vjeçare, punoi në më shumë vende të punës dhe pozicione udhëheqëse në administratën publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht në Sekretariatin për Legjislacion të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Ministrinë e Financave, ndërsa nga muaji gusht 2017 deri në prill të vitit 2022 ishte kryetare e Këshillit të Inspektorateve.

 

Pjesëmarrëse në konferenca ndërkombëtare dhe vendore, seminare dhe punëtori, posedon certifikatë për trajnues, menaxhim me burimet njerëzore dhe menaxhim të bazuar në kompetenca.