
Faton Ahmeti
Faton Ahmeti (Mr.sc., MBA) lindi më 1987 në Tetovë, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Ka kryer studimet deridiplomike në Farmaci, studime të Magjistraturës në Shkencat Farmaceutike, si dhe studime të Magjistraturës në Administrim Biznesi – Menaxhment.
Në periudhën 2009-2017 ka qenë i angazhuar në kuadër të projekteve të ndryshme në sferën e shëndetësisë, në pozicione të ndryshme edhe atë: Menaxher i projektit, Menaxher i cilësisë, Menaxher i mbështetjes për klientë dhe Analist i proceseve të punës.
Në periudhën 2017-2019 ka qenë i angazhuar si Sekretar Shtetëror, pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Në periudhën 2019-2020 ka qenë i angazhuar si Udhëheqës Njësie pranë Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve.
Flet rrjedhshëm gjuhët: shqipe (gjuhë amtare), maqedone dhe angleze. Ka njohje mesatare të gjuhës gjermane, ndërsa shërbehet edhe me gjuhët turke dhe serbo-kroate.
Ka aftësi të avancuara në shfrytëzimin e teknologjive informative si: Pakoja Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, Access, Outlook, Visio, Project). Posedon njohuri të shkëlqyeshme të aplikacioneve për kërkime shkencore si IBM SPSS dhe MegaStat.
Nga viti 2005 e në vijim është Anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim, aktualisht Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.
Gjendja civile: i martuar, baba i një fëmije.