
FSSHRMV: Të siguruarit mund t’i realizojnë të drejtat përmes Njësive Rajonale, komisionet mjekësore vazhdojnë pa ndërprerje me punë
FSSHRMV njofton opinionin se të siguruarit mund t’i realizojnë të drejtat përmes Njësive Rajonale, që në vazhdimësi do t’i pranojnë kërkesat. Përveç kësaj, Njësitë Rajonale janë në dispozicion edhe me numrat e telefonit përmes linjave publike të publikuara për informacione për të siguruarit.
Kërkesa për pushime të reja të lindjes gjithashtu mund të parashtrohen drejtpërdrejt përmes Njësive Rajonale.Ekipet punojnë 24/7 në ballafaqimin me sfidat dhe largimin e tyre në afat sa më të shpejt të mundur, përparësi i jepet rikthimit sa më të shpejt të funksionit të sistemit për pagesë të pushimit mjekësor, pushimit të lindjes dhe refundimet.
Pacientët do të mund edhe më tej të trajtohen pa pengesë në të gjitha klinikat si dhe nëpërmjet mjekëve amë që mund të kryejnë ekzaminime, të lëshojnë udhëzime dhe receta që merren pa pengesa në barnatoret.
Pa ndërprerje funksionojnë edhe komisionet mjekësore, me ruajtjen e afateve të parapara ligjore në pajtim me vlerësimin nga ana e anëtarëve të komisioneve që mund të vazhdohen në mënyrë përkatëse. Njëkohësisht, pa ndërprerje realizohen të drejtat e ndërlidhura me pajisjet urgjente ortopedike.
Në interes të informimit të saktë për qytetarët, në afat sa më të shpejtë të mundur, menjëherë pasi të përcaktohen më shumë informacione, qytetarët do të njoftohen me kohë.