E DREJTA E PËRDORIMIT TË SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE JASHTË SHTETIT

VII. E DREJTA E PËRDORIMIT TË SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE JASHTË SHTETIT

B) SHËRBIMET SHËNDETËSORE PËR TË SIGURUARIT TË CILËT UDHËZOHEN PËR PUNË TË PËRKOHSHME JASHTË VENDIT

I siguruari i cili është i udhëzuar për punë të përkohshme jashtë vendit mund të shfrytëzojë shërbime shëndetësore jashtë vendit, në bazë të vërtetimit të shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore jashtë vendit të të siguruarve që janë të udhëzuar për punë të përkohshme jashtë vendit, të lëshuar nga Njësia Rajonale e Fondit, ku është paraqitur fletëparaqitje për sigurim të detyrueshëm shëndetësor.

Procedura për lëshimin e vërtetimit është iniciuar me kërkesë të personit juridik, personi fizik dhe nga organet shtetërore, përkatësisht punëdhënësi. Me kërkesë (formularI nr.2 trajtim jashtë vendit) punëdhënësi i paraqet dokumentet në vijim: 

  • aktvendimi për pagesën e të siguruarit për punë të përkohshme jashtë vendit;
  • pëlqimi për pagesën e punëtorëve jashtë vendit të lëshuar nga organi administrativ përgjegjës për marrëdhëniet e punës;
  • mendimi i mjekëve për gjendjen shëndetësore të të siguruarit të lëshuar nga institucioni shëndetësor i cili kryen veprimtarinë e mjekësisë së punës;
  • vërtetim të kontributit të paguar për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor; 
  • legjitimitet shëndetësor për inspektim.

Shenja e vërtetimit, formular dygjuhësor, të cilat i lëshon Njësia Rajonale e Fondit sipas vendeve që janë shënuar (këtu)

Më përfundimin e punës së përkohshme jashtë vendit, punëdhënësi e njofton Fondin për ndërprerjen e punës së përkohshme jashtë vendit.