TË DREJTAT E KUJDESIT SHËNDETËSOR SPECIALISTIK-KONSULTATIV

II. TË DREJTAT E KUJDESIT SHËNDETËSOR SPECIALISTIK-KONSULTATIV

Kujdesi shëndetësor specialistik-konsultativ përfshin kontrolle specialistike, diagnostifikuese, terapeutike dhe procedurat e rehabilitimit sipas indikacioneve mjekësore.

Për nevojën nga udhëzimi i kujdesit shëndetësor specialistik-konsultativ vendos mjeku i zgjedhur.

I siguruari kujdesin shëndetësor specialistik-konsultativ e realizon në institucionin shëndetësor i cili kryen shërbime të tilla shëndetësore të njësisë në Republikën e Maqedonisë, në bazë të udhëzimit të mjekut të zgjedhur.

Kujdesi shëndetësor subspecialistik përdoret me udhëzim të mjekut specialist.

Udhëzimi vlen 30 ditë nga dita e lëshimit, përkatësisht deri në ditën e kontrollit të caktuar, përveç se në rastet e arsyetuara, kur ndryshe është përcaktuar me Vendimin e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Nëse në institucionin shëndetësor në të cilin është udhëzuar ka më shumë mjek me specialitet të njëjtë, personi i siguruar vetë mund të përcaktohet te cili mjek specialist do të shfrytëzojë shërbim shëndetësor.

Personi i siguruar detyrohet pas kontrollit të kryer specialistik-konsultativ të paraqitet te mjeku i zgjedhur menjëherë ose në afat brenda tre ditësh.

Mënyra si i siguruari të shfrytëzojë kujdes shëndetësor specialistik-konsultativ

Mënyra si i siguruari të shfrytëzojë shërbime laboratorike

Kodi i Institucioneve Shëndetësore Publike të cilët kanë Marrëveshje për kujdes shëndetësor specialistik-konsultativ me FSSHM-në 

Kodi i Institucioneve Shëndetësore Private të cilët kanë Marrëveshje për kujdes shëndetësor specialistik-konsultativ me FSSHM-në