
FSSHRMV-ja njofton publikun se ekipet teknike punojnë në vazhdimësi për funksionimin e plotë të sistemit, kurse në ndërkohë Fondi lëshoi aktvendime të përkohshme me të cilat tejkalohen një pjesë e problemeve. Në këtë moment, Fondi hyn në komunikim me institucionet shëndetësore publike që të grumbullojnë dokumentacionin e nevojshëm për pagesën e pagave.
Në interes të publikut, lidhur me pyetjet e ardhura të gazetarëve, Fondi i publikon informacionet në vijim:
- Në lidhje me pagesat e pushimeve mjekësore, pushimet e lehonisë dhe refundimin, Ju informojmë se me aplikimin e funksionimit të plotë të sistemit do të paguhen të gjitha detyrimet e FSSH-së ndaj të siguruarve, por edhe ndaj institucioneve shëndetësore.
- Për problemin me të cilën po ballafaqohet FSSH-ja, ju njoftojmë se FSSH i shfrytëzon kapacitetet dhe njohuritë të të gjithë IT ekspertëve të brendshëm dhe të jashtëm për të cilët ka mundësi juridike.
- Në lidhje me të siguruarit të cilët për shkak të çfarë do lloj shkaku e nderojnë mjekun amë (përfshirë edhe për shkak të pensionimit të mjekut amë paraprak) janë përgatitur masa për mjekët amë si të veprojnë në atë situatë.
Këtë mundësi e shfrytëzojmë, edhe njëherë ju njoftojmë se analiza e ekipeve eksperte teknike u konstatua se gjatë sulmit kibernetik nuk ka dalje të dhënash jashtë nga baza e Fondit.
- https://fzo.org.mk/sq/230216-njoftim-barnatore
- https://fzo.org.mk/sq/230216-njoftim-ishp
- https://fzo.org.mk/sq/230216-njoftim-shtepite-ortopedike-barnatore
- https://fzo.org.mk/sq/230216-njoftim-phu-nga-kujdesin-shendetesor-primar
Njësitë Rajonale të Fondit në vazhdimësi i pranojnë kërkesat, përveç kësaj, Njësitë Rajonale janë në dispozicion edhe me telefon përmes linjave të shpallura publike për informacione në lidhje me të gjitha aktvendimet me të cilat harmonizohen me mjekët amë dhe përmes të cilave të siguruarit mund të realizojnë kujdesin shëndetësor.
Fondi në të njëjtën kohë dhe çdoherë do të njofton publikun me të gjitha informacionet e konfirmuara të cilat janë në interes të qytetarëve.