Njoftime

NJOFTIM - Lëshimi i udhëzimit laboratorik UL1-COVID-19 nga mjeku i zgjedhur

Në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 303/2020 më 21.12.2020, është botuar Vendimi për plotësimin e Vendimit për përcaktimin e formularëve të parashikuar në Rregulloren e Përmbajtjes dhe Mënyrës së Ushtrimit të të Drejtave dhe Detyrimeve nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, me të cilin futet furmulari i ri i Udhëzimit Laboratorik 1 - COVID-19- (SARS -CoV-2) - “UL1- COVID-19. Në Vendim u bë korrigjim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 311/2020 nga 28.12.2020, me të cilin u shpall edhe vetë formulari i këtij udhëzimi i cili duhet të zbatohet edhe në praktikë.

Njoftim -Shënimi i javës Botërore për përdorimin racional të antibiotikëve, 18-24 Nëntor 2019

Fondi për sigurim shëndetësor në mënyrë aktive e përkrah duke marrë pjesë në fushatën kombëtare të ndërgjegjësimit publik për përdorimin e drejtë të antibiotikëve, në kuadër të shënimit të javës Botërore për përdorimin racional të antibiotikëve dhe ditës Evropiane për përdorimin racional të antibiotikëve me qëllim që të ruajë rëndësinë dhe vlerën e tyre të veçantë terapeutike si barna që shpëtojnë jetë.

Prezantimi i e-Recetës

Njoftim - Fondi i Sigurimit Shëndetësor, nga dita e nesërme 1 Maj, 2020 vë në funksion lëshimin e barnave pa letër, përmes recetës elektronike e-Recetë për terapi kronike për të sëmurët kronikë.

Njoftim - Për ISHP nga kujdesi shëndetësor specialistik - konsultativ

Institucionet shëndetësore nga kujdesi shëndetësor specialistik - konsultativ, gjatë periudhës së vlefshmërisë së masave të përkohshme, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit nga Fondi dhe Ministria e Shëndetësisë, iu ishte rekomanduar t’iu ofrojnë shërbime shëndetësore të siguruarve vetëm në raste urgjente.

Reforma në kujdesin primar shëndetësor

Fondi i Sigurimit Shëndetësor vazhdimisht punon për reforma në kujdesin primar shëndetësor, me qëllim përmirësimin e cilësisë së kujdesit primar shëndetësor, si dhe sigurinë e kujdesit gjithëpërfshirës shëndetësor nga ana e të punësuarve shëndetesor në nivel primar.

Njoftim për personat e siguruar të Fondit dhe personat e autorizuar të institucioneve të kujdesit shëndetësor/personave juridikë të cilët kanë llogari transaksioni në Bankën Eurostandard AD Shkup

Lidhur me Shpalljen e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut të publikuar më datë 12.08.2020 për revokim të liçencës për themelimin dhe funksionimin e Bankës Eurostandard AD Shkup, NJOFTOHEN të gjithë personat e siguruar, të cilët kanë nisur procedurë në Fond për ushtrimin e ndonjë të drejte të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, si dhe personat e autorizuar të institucioneve të kujdesit shëndetësor/personat juridikë me kontratë aktive me Fondin, të cilët kanë llogari transaksioni në Bankën Eurostandard AD Shkup, të dorëzojnë njoftim tek Fondi në afat sa më të shpejtë të jetë e mundur, se në cilën llogari të transaksionit në bankë tjetër në RMV do të donin të vazhdonin pagesën e fondeve, në periudhën në vijim.