Njoftime
NJOFTIM
FFSHRMV: Pacientët mund të trajtohen pa ndërprerje, Fondi po ballafaqohet me një sulm kibernetik.
Informojmë opinionin se përveç problemeve të konstatuara teknike dhe mosfunksionimi i një pjese të sistemit elektronik, pacientët edhe më tej do të mund të trajtohen pa ndonjë pengesë në të gjitha klinikat si dhe tek mjekët amë që mund të kryejnë ekzaminime, të lëshojnë udhëzime dhe receta të cilat mund të merren në barnatore.
Rritja e kapitacionit
Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si rezultat i bisedimeve dhe negociatave me Odën e Mjekëve të RMV-së dhe Odën e Stomatologëve të RMV-së, dhe në drejtim të një vlerësimi më të lartë të punës së mjekëve të zgjedhur dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara për të siguruarit, në mbledhjen e fundit të Bordit Drejtues, të mbajtur më 26 dhjetor 2022, miratoi Vendim me të cilin nga 01 janari 2023 do të rritë vlerën e kapitacionit për mjekët e zgjedhur në mjekësi të përgjithshme dhe gjinekologji nga 63,00 denarë në 75,00 denarë.
Debat publik për ndryshimin e Rregullativës ligjore për pacientët të cilët përballen me infertilite
Në debatin publik me temë “Drejt ndryshimeve të Rregullativës ligjore për mbështetje më të madhe të pacientëve me infertilitet” që u mbajt në Kuvendin e RMV-së, organizuar nga Shoqata për Riprodhim Njerëzor dhe Fekondim të Asistuar “Për një fëmijë përmes IVF-së”, u propozuan konkluzionet, ndërsa theksi kryesor u vendos në rritjen e numrit të kuponëve për fekondim “in vitro” në gjithsej gjashtë, pavarësisht nëse është për fëmijën e parë, të dytë, të tretë apo të katërt.
Shënohet "Java e Shëndetit të Gruas"
Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Maqedonisë – SHGJOM (MAGO) shënoi “Javën e Shëndetit të Gruas” si pjesë të fushatës për sigurim të mbrojtjes më të mirë institucionale të grave dhe informim profesional shëndetësor për të gjitha kontrollet preventive. Në ngjarje u prezantua projekti “Ambulancë mobile gjinekologjike”, ndërsa u bisedua edhe për zhvillimin e strategjisë së re të vaksinës HPV në RMV, ku edhe meshkujt në mënyrë rutinore do të vaksinohen kundër HPV-së.
Masa të përkohshme për personat e siguruar për ushtrimin e të drejtës së sigurimit shëndetësor në kushte të pandemisë Koronavirusit Covid-19
Fondi i Sigurimit Shëndetësor mori një sërë masash në interes të sigurisë së qytetarëve në të gjithë shtetin, si dhe ndaj të punësuarve të kujdesit shëndetësor, për të minimizuar kontaktin e panevojshëm midis mjekëve amë dhe pacientëve, të cilët duhet të drejtohen te mjeku vetëm kur kjo është me të vërtetë e pashmangshme.