Paralajmërim për mashtrim phishing nga faqja e internetit fzom.net
Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë (FSHSM) informon qytetarët për një mashtrim serioz phishing që po zhvillohet përmes një faqeje të rreme të internetit me adresën fzom.net. Kjo faqe interneti paraqitet si faqja zyrtare e FSHSM-së (fzo.org.mk) dhe synon të vjedhë të dhënat personale dhe financiare të qytetarëve.